Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.
Kryeministri Kurti vlerësoi angazhimin e saj dhe të NDI-së, për kontributin e vazhdueshëm në fusha si fuqizimi i aspekteve demokratike në jetën shoqërore e politike, avancimin e transparencës si dhe llogaridhënies institucionale.
Ky takim i radhës u fokusua edhe në zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e objektivat e përbashkëta.
/TV Arbëria