Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeministri Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha

Kryeministri Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha

Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ka çmuar raportin me këtë shet mik, teksa ka shpalosur të arriturat ekonomike të vendit.

Kurti ka theksuar se marrëdhëniet mes dy kombeve kanë rrënjët në respekt të thellë dhe vazhdojnë edhe më tej të krijojnë mundësi të bashkëpunimit.

“Turqia ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, duke treguar marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve. Ky është një testament i angazhimit të Turqisë”, ka thënë Kurti.

Kurti në fjalimin e tij tha se janë dy fusha ku Kosova do që t’i fuqizojë raportet mes dy shtetve që u quajtën të shkëlqyera në nisje të kësaj ngjarjeje.

Sipas tij, ato fusha janë siguria dhe mbrojtja si dhe zhvillimi ekonomik. Madje Kurti tha se në fjalim ia kanë shkruar dy herë “I ftoj inverstitorët e rinj” por ai e ka bërë një thirrje të tillë tri herë”.

Ai ka përmendur rritjen e dyfishtë të investimeve ekonomike, faktin që Kosova ka borxhin publik më të ulët dhe e ka cilësuar vendin të pozicionuar në “zemër të Ballkanit si udhëkryq mes Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”.

“Ka dhjetëra kompani në Turqi që janë nga Kosova. Duke qenë pjesë e asociacioneve dhe bashkëpunimeve të ndryshme që edhe Kosova ju ofron investitorëve turq”, ka deklaruar ai.

Në fjalimin e tij Kurti ka përmendur Sami Frashërin, shkrimtarin e njohur shqiptar i cili zhvilloi veprimtarinë e tij në Turqi, duke e marrë si referencë për formimin e një klubi futbollistik.

Ministri i Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, ka theksuar se bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojnë gjatë. Bolat ka thënë se raportet tregtare mes dy vendeve do të rriten, dhe shpreson se do të arrihet në vlerën 1 miliard euro.

“Përparimi tregtar mes Kosovës dhe Turqisë ka vazhduar të kontribuoj për dy vendet. Prandaj Turqia e njeh sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës do të thotë stabilitet i Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Powered by WordPress