Kryeministri Albin Kurti, së fundmi përmes një deklarate ka folur rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kurti para se të vinte në pushtet e kundërshtonte fuqishëm “Zajednicën”, ndërsa sot kërkon llogari përse asociacioni nuk është bërë në kohën e Hashim Thaqit.
“Asociacionin është deshtë me kry këta me Hashim Thaçin. Këta kanë prit që unë vij në pushtet dhe ja u kry asociacionin e Hashim Thaçit a?”, ka thënë kryeministri Kurti.
Deklarata e Kurtit: “Pse nuk e bënë atëherë? Pse pritën me ardhë unë që e kundërshtoja zajednicën? Paskan pritë me ardhë unë që e kundërshtoja zajednicën, me kriju zajednicën? Jo ne kemi marrëveshje të re. Marrëveshja e re është marrëveshja bazike me aneks të zbatimit”.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i kanë dërguar një letër Dora Bakoyannis, raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, lidhur me Asociacionin.
Po ashtu së fundmi Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka dërguar një letër në Këshillin e Evropës, rreth dërgimit të draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese. /TV Arbëria