Kryeministri indian, Narendra Modi do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme për bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Indisë, duke thënë se Modi do të zhvillojë vizitë dyditore, e cila bëhet me ftesë të Putinit, shkruan Sky News.
Sipas ministrisë së jashtme, të dy krerët do të shqyrtojnë lidhjet dypalëshe në zhvillim të vendeve të tyre dhe do të diskutojnë çështje rajonale e globale.