Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është përplasur me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Micksokin.
“Mickoski dje vetë deklaroi se sot 1 vit të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, le të përgatitet mirë për në fushë të mejdanit”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Bogovinë, raportojnë mediat vendase.
Ahmeti mes tjerash tha se e mbështet idenë që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.
Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski para mediave komentoi deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.
“Udhëheqësia e BDI-së duhet të përgatitet për përgjegjësi, kur të vijë koha e zgjedhjeve do të përgatitemi”, u përgjigj kryeministri.