Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga pesë ministra të kabinetetit të tij ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopi e Shqipërisë, Anastas Janullatos që po zhvillohet në Katedralen Ortodokse në Tiranë.
Qytetarë të shumtë nderuan Kryepeshkopin, duke kryer homazhe, ndërkohë që në Katedralen Ngjallja e Krishtit u mblodhën dhe personalitete nga vendi dhe bota.
I pranishëm ishte Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisı Tiranë Erion Veliaj, lideri i opozitës Sali Berisha, eurodeputeti Fredi Beleri dhe personalitete të tjerë.