Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sot (e enjte) zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull.
Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por u anulua për shkak të kushteve atmosferike.
Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi se ka progres në çështjen e detit.
Agjenda e plotë:
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës. /TV Arbëria