Në rast të një luftë nuk mjaftojnë 8000 mijë ushtarë, kishte deklaruar kohë më parë në një intervistë në emisionin Presing, ministri i Mbrojtës së Kosovës, Ejup Maqedonci. Sipas tij në këtë rast do të nevojitet edhe angazhimi i qytetarëve me qëllim përballimin e ndonjë agresioni ushtarak ndaj territorit të Kosovës, sidomos nga Serbia. E tëra kjo kur marrim parasysh faktin se Serbia ka 48 baza armiqësore në kufi me Kosovën. Për rrezikun e një lufte të mundshme me shtetin fqinj kohë pas kohë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Mirëpo, paradoksalisht deri sa këta zyrtarë qeveritarë në vazhdimësi na kanë alarmuar nga ky rrezik, pikërisht institucioni që do duhej të ishte në front të kësaj beteje, po braktiset dita ditës nga ushtarët.
Kështu Evropa e Lirë në shkrimin “Braktisja e shtetit”- Pse ka largime nga FSK-ja? shkruan se si dorëheqjet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës shënuan shifra më të larta në dy vjetët e fundit, krahasuar me vitin 2021.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave që siguroi REL-i nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, u miratua largimi i 134 ushtarakëve. Kështu përveç rasteve me ndërprerje vullnetare të punës, pjesë e FSK-së nuk janë edhe disa që u shkarkuan për shkak të shkeljeve disiplinore dhe të tjerë që hynë në kategorinë e nëpunësve civilë. Gjithashtu, rreth 60 të tjerë u larguan për shkak të pensionimit. Të gjithë këta e çojnë në 221 numrin e largimeve nga FSK-ja gjatë vitit 2023.
Ndërkohë, mungesa e kushteve materiale dhe meritokracisë profesionale janë përmendur si disa nga shkaqet kryesore që kanë rezultuar me këtë numër të madh të dorëheqjeve. Për më shumë kjo anomali, po ndodh në kohën e një pushteti kur pa pushim na tregon se sa si duhet të jemi të përgatitur për luftë.
/TV Arbëria