Rusia “filloi” konfliktin në Ukrainë dhe mund ta përfundojë atë “menjëherë”, tha kryeministri britanik Keir Starmer pasi presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi se Moska do ta konsideronte gjuajtjen e raketave perëndimore ndaj Rusisë një përshkallëzim serioz të luftës, raporton BBC.
Starmer ishte në Uashington dje për bisedime me presidentin amerikan Joe Biden, ndërsa aleatët e Kievit po diskutojnë për t’i dhënë Ukrainës lejen për të gjuajtur raketa me rreze të gjatë perëndimore në objektivat brenda Rusisë, raporton Index.
Putin i tha televizionit shtetëror rus se “nuk do të thoshte asgjë më shumë se pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane në luftën në Ukrainë”.
“Kjo është pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë. Dhe, natyrisht, kjo ndryshon ndjeshëm thelbin, natyrën e konfliktit,” tha Putin.
“Nëse do të jetë kështu, ne do të marrim vendimet e duhura bazuar në kërcënimet e tyre,” shtoi ai.
Starmer u përgjigj se ishte Rusia ajo që filloi luftën.
“Rusia filloi këtë konflikt. Rusia pushtoi ilegalisht Ukrainën. Rusia mund t’i japë fund këtij konflikti menjëherë,” tha Starmer.