Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kryeministri australian e demanton: Hedh poshtë mundësinë se njohja e Palestinës e ka nxitur antisemitizmin

Kryeministri australian e demanton: Hedh poshtë mundësinë se njohja e Palestinës e ka nxitur antisemitizmin

Kryeministri Australian, Anthony Albanese, foli me transmetuesin publik ABC duke hedhur poshtë akuzën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se njohja e një shteti palestinez e ka nxitur antisemitizmin pas sulmit vdekjeprurës në Bondi Beach në Sydeney, i cili kishte si synim një tubim hebre.

I pyetur rreth kritikave të Netanyahu, Albanese i tha ABC se nuk sheh ndonjë lidhje midis të dy ngjarjeve, shkruan CNN.

“Dhe kryesisht, pjesa më e madhe e botës e njeh zgjidhjen me dy shtete si rrugën përpara në Lindjen e Mesme”, shtoi Albanese. Qeveria e tij njohu Palestinën në shtator, së bashku me disa vende të tjera si Britania, Kanadaja dhe Franca.