Përgatiti: Afrim Kasolli
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka reaguar gjatë dites se sotme në rrjetin e tij social për përmbytjet që e kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vedit. Ai ka treguar se ministra në detyrë të kabinetit qeveritar kanë qenë ne disa zona gjatë gjithë kohës, si dhe janë koordinuar me autoritetet lokale me qellim që të tejkalohet kjo situatë emergjente. I ka falënderuar ata si dhe ka shtuar se aktualisht situata është nën kontroll, përpos dëmeve materiale që jane shkaktuar ne pronat private, infrastrukturë etj.
Ne fund, u ka bere thirrje qytetarëve “që të vazhdojnë t’i ndjekin me vëmendje udhëzimet e institucioneve publike deri në tejkalimin e plotë të gjendjes së shkaktuar nga vërshimet.”
Mirëpo, çuditërisht i njejti në asnjë rresht të reagimit të tij nuk është zotuar se Qeveria e tij do t’u dale në ndihme financiarisht qytetarëve të prekur nga vërshimet. E ka injoruar tërësisht këtë nevoje jetike te tyre me qellim qe sado pak t’u ofrojë shprese se do t’ua lehtësojë barren. Se a është kjo harrese e rastësishme apo ka të bëjë me përfundimin e zgjedhjeve mbetet të shihet?