Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë

Kryemadhi ankimon në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë

Deputetja Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar në Shqipëri për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Kryemadhi kundërshton masën e vendosur ndaj saj me kërkesë të SPAK, shkruan Euronews.al.

Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes avokatit pritet që këtë të hënë të depozitojë zyrtarisht ankimin në Apel.

Avokati Genci Gjokutaj ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “Arrest në burg” do të bëjë edhe një kallëzim për sa i takon veprimeve të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

Kryemadhi pritet të paraqitet sot në orën 12:00 në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

 

 

Powered by WordPress