Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryediplomati hungarez thotë se Ukraina nuk duhet të furnizohet më me armë

Kryediplomati hungarez thotë se Ukraina nuk duhet të furnizohet më me armë

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto tha se pret që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe beson se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane do të kontribuojë në këtë aspekt.

Në Jahorinë afër Sarajevës, ku mori pjesë në një konferencë biznesi të organizuar nga qeveria e Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, ministri u tha gazetarëve se zgjedhja e 78-vjeçarit ka çuar në një situatë ku ka shanset më të mëdha deri më tani për arritjen e paqes në Ukrainë dhe se kjo është qasja që Budapesti po e mbron me këmbëngulje.

Szijjarto tha se hungarezët nuk besojnë se një zgjidhje për Ukrainën mund të gjendet në fushën e betejës, duke shtuar se tani duhet të “ndalojnë dërgimin e armëve” dhe të fillojnë negociatat.

Ai pranon se një pozicion i tillë i Budapestit nuk po përkrahet me shumicë në Evropë, edhe pse gjoja mbizotëron në pjesë të tjera të botës.

Powered by WordPress