Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në shesh

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në shesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka identifikuar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, si dhe në disa lokale në sheshin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të kompanisë, lidhjet e paligjshme janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit gjatë aksionit të ndërmarrë për identifikimin e tyre.

“Gjatë ditës së sotme janë zbuluar disa lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik, si dhe në disa lokale në sheshin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se rastet e identifikuara do të procedohen më tej në institucionet kompetente.

“Lidhjet ilegale janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa lëndët përkatëse do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka publikuar edhe fotografi nga aksioni, ku paraqitet procesi i identifikimit dhe shkyçjes së lidhjeve ilegale.