Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KRU “Prishtina” të shtunën do të ndërpritet uji në këto rrugë

KRU “Prishtina” të shtunën do të ndërpritet uji në këto rrugë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ditën e shtunë do të ndërpritet uji në disa rrugë.

Në njoftim thuhet se uji do të ndalet nga ora 11:00 deri në ora 16:00.

“Me qëllim të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park, jemi të detyruar që nesër dt.25.01.2025 nga ora 11:00 deri në orën 16:00 të ndalim pompat. Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën “Ndue Përlleshi”, “Qëndresa”, “Lagjja e Muhaxhirëve” dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, bëhet e ditur në njoftim.