Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjen “Bregu i Diellit”, prej banesave të bardha e deri te qendra ” Hyzri Talla”.
“Ju njoftojmë se për shkak të disa punimeve teknike te pa planifikuara kemi ndërprerje të furnizimit me ujë/ Bregu i Diellit prej banesave të bardha deri te qendra ” Hyzri Talla”.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë nuk është bërë e ditur se sa gjatë nuk do të ketë ujë në këtë pjesë.