Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KRU “Mitrovica”: Uji të mos përdoret për pije

KRU “Mitrovica”: Uji të mos përdoret për pije

Kompania rajonale e ujësjellësit KRU “Mitrovica” ka njoftuar se janë anuluar kufizimet e ujit që janë vendosur dita ditë më parë për qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

KRU “Mitrovica”, përmes një njoftimi publik në “Facebook”, ka bërë apel për mospërdorimin e ujit për pije deri në raportin përfundimtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepenci” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet.

Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.

Vini re: Uji, ende të mos përdoret për pije deri në raportin e IKSHPK-së. Ai të përdoret vetëm për higjienë.