Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > KRU “Gjakova” inspekton në teren kyçjet ilegale

KRU “Gjakova” inspekton në teren kyçjet ilegale

KRU “Gjakova” njofton se ka identifikuar në terren keqpërdorues të rrjetit të ujësjellësit.

Me anë të një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se gjatë këtyre ditëve ekipi i kontrollit gjatë inspektimit ka identifikuar kyçje ilegale kryesisht në fshatin “Cërmjan”.

Po ashtu keqpërdorim i ujit është hasur dhe në fshatin “Shengjergj” – Komuna e Prizrenit, si dhe një dyqan në Gjakovë që ushtron veprimtarinë e bukëpjekësit.