Pas deklaratave të Joselut në konferencën për shtyp të mërkurën se te Spanja dëshirojnë që Toni Kroos të pensionohet të premten në çerekfinalen e “Euro 2024”, kundërpërgjigja e mesfushorit të Gjermanisë ka qenë e menjëhershme.
Pasi përfundoi sezoni në Spanjë, Kroos i dha fund karrierës në nivel ekipor
Ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli aktiv, menjëherë psa përfundimit të Evropianit në Gjermani.
“Është normale, ata dëshirojnë ta fitojnë turneun. Do të provojë të bëj çdo gjë që kjo të mos ndodh. Spanja është këtu për të fituar, dhe për këtë jemi edhe ne. Do të shohim se çfarë do të ndodh të premten. Gjëja e rëndësishme është se ata nuk dëshironin që unë të pensionohesha kur isha te Real Madridi. Ata janë shokët e mi”, ka deklaruar Kroosi fillimisht.
“Ai i ka thënë këto gjëra sepse dëshiron që të fitojë. E kuptoj se është ideja dhe dëshira e tij që Spanja të shkojë në gjysmëfinale, por mendoj se Gjermania ka kualitetet për ta ndalur Spanjën të avancojë tutje. Do të jetë ndeshje interesante. Interesante se çfarë ka thënë ai”, ka deklaruar Kroos.
Kroosi dhe Joselu ishin bashkëlojtarë te Real Madridi në edicionin e kaluar, kur skuadra e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligan.