Kroacia është skuadra e radhës që është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.
Kroatët arritën në këtë fazë pasi e eliminuan me mjaftë vështirësi Japoninë dhe atë pas ekzekutimit të penalltive.
Pas 90 minutave të rregulla rezultati ishte i barabartë 1-1 me Maedan që shënoi për Japoninë në minutën e 43′ dhe Ivan Perisic që barazoi për 1-1 në minutën e 55′.
Vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim të rezultatin, kurse pas penalltive Kroacia triumfoi me rezultat 3-1.
Kroacia do ta mësojë kundërshtarin sonte nga ndeshja Brazil-Kore e Jugut.