Kombëtarja e Japonisë bëri të pamundurën sot duke e mposhtur Spanjën, duke e eliminuar Gjermaninë dhe duke u kualifikuar tutje në Kampionatin Botëror “Katar 2022” si lider i Grupit E.
Gjermania e mposhti Kosta Rikan me rezultat 4:2, por fitorja e Japonisë bëri që gjermanët të përfundojnë në vendin e tretë në grup.
Ky ishte eliminimi i dytë me radhë i Kombëtares së Gjermanisë nga Kampionati Botëror.
Ndërkaq, Japonia dhe Spanja tani kanë siguruar biletën tutje për në fazën e eliminatoreve të këtij Botërori, ku atje i presin Maroku dhe Kroacia.
Japonia do të përballet me Kroacinë, kurse Spanja do të zhvillojë ndeshje me Marokun.