Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kriza në Detin e Kuq që po e destabilizon ekonominë globale

Kriza në Detin e Kuq që po e destabilizon ekonominë globale

Në një kohë kur vëmendja e opinionit publik dhe politik ndërkombëtar mbetet e koncentruar kryesisht në konfliktin ndërmjet shtetit të Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit në rripin e Gazës, është një krizë tjetër në Lindje të Mesme, që është duke prodhuar efekte tjera negative në ekonominë globale. 

Grupi kryengritës Huthi në Jemen, i cili mbështetet nga Irani, janë duke luajtur një rol përshkallëzues të konfliktit në duke i sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq dhe shtetin e Izraelit, në atë që ata e quajnë si hakmarrje ndaj këtij të fundit për luftën në Gaza.

Këto sulme kanë ndikuar në mbylljen e njërës prej arterieve kryesore tregtare botërore, nëpër të cilën qarkullojnë anije me kontejnerë, që mbartin thuajse gjithçka, sikur se nga pjesë të makinave, nga njëri cep i globit në tjetrin.

Në këtë kontekst, mbyllja për një kohë të gjatë e kësaj rruge detare e cila lidhet me Kanalin e Suezit, mund t’i çakordojë hallkat ekonomike të planetit dhe mund të ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave në një moment vendimtar kur shtetet e ndryshme janë angazhuar maksimalisht për ta mbajtur nën kontrolloll inflacionin, shkruan CNN.  Siç dihet Kanali i Suezit shërben si rrugë për 10-15 % të tregut botëror, e cila përfshin eksportet e naftës dhe deri në 30% të vëllimeve globale të transportit me kontejnerë.

Ndërkohë, deri sa kjo krizë po vazhdon, rreziku për ekonominë globale po rritet dita ditës. Tregtia botërorë ka rënë nga 1.3% në muajin dhjetor për dallim nga muaji nëntor, ka deklaruar Instituti Kiel me bazë në Gjermani. Lidhur me konsekuencat  e këtyre sulmeve shitësit kanë alarmuar si për vonesa ashtu edhe për koston e re që po krijon kjo situatë.

Po ashtu, edhe Banka Botërore ka paralajmëruar se si ndërprerja e rrugëve kryesore të transportit detar, është duke i dëmtuar rrjetet e furnizimit dhe ato për mbajtje nën kontroll të inflacionit.

Gjashtë nga dhjetë kompanitë më të njohura të transportit detar, sikur se, Maersk, MSC, Hapag-Lloyd, CMA CGM, ZIM dhe ONE, kanë filluar që ta shmangin kalimin në Detin e Kuq, pikërisht për shkak të këtij kërcënimi nga militantët Huthi.

Ky rrezik ka bërë që anijet që transportojnë mallra të riorientohen rreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut. Sipas Financial Times, rivendosja e sigurt e kalimit tregtar në Detin e Kuq, mund të kërkojë kohë dhe kjo mund të ketë pasoja mjaft të mëdha për rritjen globale ekonomike.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

Powered by WordPress