Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kriza e presidentit më e madhe se ajo aktuale. Kosova mund të mbetet pa president edhe pas pas 6 muajsh

Kriza e presidentit më e madhe se ajo aktuale. Kosova mund të mbetet pa president edhe pas pas 6 muajsh

Analisti Afrim Kasolli ka ngritur shqetësime për mundësinë e një krize të re institucionale në Kosova, këtë herë lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Në emisionin ARB Debat në TV Arbëria, ai deklaroi se situata aktuale mund të rezultojë edhe më serioze sesa kriza për konstituimin e Kuvendit vitin e kaluar.

Sipas Kasollit, mungesa e vëmendjes ndaj këtij skenari e bën situatën edhe më të rrezikshme, pasi nuk ka qartësi se çfarë ndodh nëse brenda afatit kushtetues nuk zgjidhet presidenti i ri.

“Mund të ndodh që kriza aktuale për presidentin të jetë edhe më serioze sesa ajo për Kuvendin vitin e kaluar… Kushtetuta e Kosovës është e heshtur në këtë drejtim dhe nuk është e qartë se cili autoritet do ta zëvendësonte pas skadimit të mandatit,” u shpreh ai.

Ai theksoi se, bazuar në interpretimin e tij të normave kushtetuese, ekziston një paqartësi institucionale për periudhën pas përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, në rast se nuk arrihet zgjedhja e një presidenti të ri brenda 6 muajve.

Kasolli gjithashtu shprehu bindjen se edhe brenda këtij afati nuk pritet të ketë një zgjidhje.

“Bindja ime është që edhe brenda këtyre 6 muajve nuk do të kemi president të ri,” deklaroi ai.