Aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit, u pasua me kritika të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës, nga ndërkombëtarët për moskordinim dhe veprime të njëanshme, shkruan TV Arbëria.
Rreth kësaj në një përgjigje për TV Arbëria ka folur deputetit i PDK-së, Xhavit Haliti, ai ka thënë se kjo çasje e qeverisë është shqetësuese.
“Strukturat paralele kan bartur dokumentacionin para një kohe dhe e kanë dërguar në Serbi. Shqetësuese është moskoordinimi me SHBA, BE, MB, e NATO. Të premtosh tre ditë para e mos ta mbash fjalen është vetvrasje politike”, ka thënë Haliti.
Deputeti nga PDK-ja tutje thotë se uron që të mos ketë pasoja për qytetarët e Kosovës nga këto veprime dhe shton se KFOR-i nuk merrë leje as nga Qeveria e Kosovës as nga ajo e Serbisë.
“Uroj që mos të ketë pasoja rënduese për qytetarët e Kosovës. KFOR ka vepruar në përputhje me kopetencat e veta e në përputhje ne Rezoluten 1244. Shppresoj që e kanë kuptuar që ata si marrin leje as Qeverisë së Kosoves e as asaj të Serbisë’, ka thënë Xhavit Haliti. /TV Arbëria
Lexo edhe:
Vazhdojnë kritikat nga aleatët ndërkombëtarë ndaj Kosovës për veprime të njëanshme dhe moskordinim