Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kritika ndaj Qeverisë në detyrë: 100 euro për studentë, veprim me prapavijë elektorale?

Kritika ndaj Qeverisë në detyrë: 100 euro për studentë, veprim me prapavijë elektorale?

Vendimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për t’u ndarë nga 100 euro studentëve ka ngjallur reagime dhe kritika të ashpra nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të proceseve politike e ligjore në vend.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka lidhur këtë veprim me fushatën zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale. Ai e cilësoi ndarjen e shumës si përpjekje për të ndikuar tek elektorati i ri, duke e quajtur këtë një mënyrë të shpenzimit të parasë publike për përfitime partiake.

“Albini ende mendon se populli është në shitje dhe me 100 euro e blen votën,” u shpreh Miftaraj, duke shtuar se studentët nuk janë të manipulueshëm dhe nuk do të shiten për përfitime të përkohshme. Ai përmendi raste të emërimeve të zyrtarëve për përfitime personale dhe familjare, duke e kritikuar ashpër qasjen e Qeverisë.