Shkruan: Afrim Kasolli
Debati ndërmjet presidentit amerikan Joe Biden dhe kandidatit rëpublikan për president Donald Trump, ka nxitur shumë shqetësime mbi situatën pa “shtegdalje” në të cilën sot gjendet demokracia amerikane.
Shumë analiste kanë vënë në pah, se gjatë kësaj performance presidenti Biden u ka dhënë të drejtë dilemave publike mbi kapacitetin e tij për ta ushtruar pozitën më të rëndësishme në planet, duke marrë parasysh moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore. Madje, edhe bordi i gazetës së njohur amerikane New York Times i kërkoi atij të tërhiqet nga kjo garë, deri sa nuk është vonë,
Por në anën tjetër edhe gjuha demagogjike dhe populiste e kundër kandidatit Trump, mbetet sfidë serioze në këtë betejë. Sepse alternativa ndaj presidentit aktual mbetet shumë e dyshimtë.
Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja se si mund të konsiderohet një sistem perfekt kur përfundon në këto “apori” politike? Mbase, kjo dëshmon se kritika epistemologjike e Platonit për demokracinë mbetet njëri nga traktatet më të fuqishme edhe pas 2500 viteve. Por, kuptohet jo edhe zgjidhja e tij ndaj këtij regjimi politik.
Në këtë mënyrë, mbase ka ardhur koha, më shumë se kurrë me parë, të mendojmë për ta mbrojtur demokracinë nëpërmjet Platonit, kundër këtij të fundit. /TV Arbëria/