Shkruan: Afrim Kasolli
Ekzistojnë disa parametra mbi të cilët matet perfomaranca e një shteti. Për ta vlerësuar avancimin apo degradimin e tij zakonisht përdoret krahsimi me të kaluarën. Sa ishte paga mesatare para 10 viteve dhe sa është sot? Sa ishte vlera e buxhetit të shtetit e sa është sot? Nëse ka pasur rritje të ketyre të fundit atëherë ky kriter përdoret si shenjë e përmirësimit të gjendjes në vend. Krahasohen investimet kapitale, në ushtri, infrastrukturë, shëndetësi etj.
Mirëpo, përtej këtij “solipsizmi metodologjik” ekziston vetëm një parametër real qe i pasqyron mirëfilli trendet në një shoqëri apo shtet. Ai ka bëjë me rritjen apo jo të aftësive konkurese të një shteti në raport me të tjerat përgjatë një periudhe të caktuar? Dhe kjo konkurrencë siç ka vënë në pah historiani i njohur amerikan Stephen Kotkin, deshëm apo nuk deshëm, ka edhe implikime gjeopolitike, sepse reflekton potencën ndërkombëtare të një shteti.
Vet fakti se sot SHBA-të janë me të shqetësuara për rivalitetin gjeopolitik Kinës dhe synimeve te saj revizioniste sesa të Rusisë e pasqyron këtë parim. Sepse aftësia konkurese e së parës shihet shumë me shumë si kërncnim për hegjemoninë amerikane, përkundër luftës brutale imperialiste të së dytës që po e zhvillon aktualisht në Ukrainë në kundërshtim me rendim ndërkombëtar dhe me rrezik që të shpërhapet edhe në vende tjera.
Në këtë kontekst, gjykimi sipas këtij standardi e krijon një pamje zymtore për shtetin shtetin. Simptoma e këtij degradimi është thellimi gjithnjë e më i madh i deficitit tregtar ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera. Ajo është deshmi e reduktimit së aftësive konkuruese qe i ka ndodhur vendit, gjate qeverisjes së Albin Kurti. Ky trend e shpalos tkurrjen e aftësive prodhuese. Dhe jo vetem aq. Është po ashtu dëshmi e devlavimit gjeopolitik ndërkombëtar shtetëror.
Mallrat “Made in Kosova”, sot janë më dobëta se kurrë më parë gjatë kësaj dekade. Të tjerat janë retorike për konsum të brendshëm. Asgjë më shumë.