Gjatë ditës së sotme është raportuar për një krisje të mundshme të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, ku thuhej se po formohet në parti e re nga disa deputet të kësaj partie, shkruan TV Arbëria.
Paparaci kishte raportuar se kjo parti e re, do të formohet nga deputeti Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe disa të tjerë, e që sipas këtij raportimi është zgjedhur edhe emri i partisë.
Lidhur me këtë temë, TV Arbëria ka kontaktuar me deputetin Eman Rrahmani. Rrahmani në një përgjigje të shkurtër nuk e pohoi lajmin për ndonjë dalje nga LVV-ja.
Ai tha se lajmet nuk janë konfirmuar nga ai, dhe se kurdo që ka ndryshime në këtë aspekt do të deklarohet vet publikisht.
“Lajmet e publikuara nuk jane te konfirmuara nga une, për angazhimin tim politik kurdo që ka ndryshim deklarohem publikisht”, tha Rrahmani në një përgjigje për TV Arbëria.
Kujtojmë se deputeti në fjalë, Eman Rrahmani ka pasur shpesh qëndrime të ndryshme me subjektin politik Vetëvendosje. /TV Arbëria