Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Krishtlindja kthehet në tragjedi për një familje italiane, nënë e bijë vdesin nga helmimi pas një darke familjare

Krishtlindja kthehet në tragjedi për një familje italiane, nënë e bijë vdesin nga helmimi pas një darke familjare

Festimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Itali u shndërruan në një makth pasi nënë e bijë humbën jetë pas një darke familjare.

Antonella di Ielsi, 50 vjeç, dhe Sara di Vita, 15 vjeç, vdiqën brenda pak orësh gjatë fundjavës në spitalin Cardarelli në Italinë jugore.

Sipas mediave italiane, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë helmimi nga ushqimi pas një darke që familja hëngri më 23 dhjetor.

Menuja përfshinte kërpudha, peshk dhe ushqime deti, përfshirë midhje, pjata që shijohen tradicionalisht në rajon gjatë sezonit të Krishtlindjeve.