Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me kontratën për furnizimin e Maqedonisë së Veriut me qymyr nga Kosova, duke e cilësuar këtë si “krim me pasurinë e Kosovës”, raporton GazetaBlic.
Haradinaj ka kërkuar nga KEK-u publikimin e kontratës dhe vlerës së shitjes, si dhe të dhënat për shumën që Kosova paguan për energjinë elektrike të importuar nga Maqedonia e Veriut.
“Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë”, ka deklaruar Haradinaj, duke kërkuar që kjo çështje të mos kalojë në heshtje.
Postimi i plotë;
Sot u nënshkrua kontrata me Maqedoninë e Veriut për furnizimin e këtij të fundit me qymyr nga Kosova.
Pra, para 2 muajsh kam paralajmëruar për këtë krim të ri që po ndodh me pasurinë e Kosovës.
Ne blejmë rrymë mbi 1 miliard euro dhe i shesim qymyr njërit nga shtetet prej të cilit blejmë rrymë.
Ky është krim dhe këtë e dinë kryeministri në detyrë, sepse ka qenë direkt i involvuar.
KEK-u ta publikojë kontratën e vlerës së shitjes.
Po ashtu, të publikohet vlera se sa ia blejmë rrymën Maqedonisë së Veriut, nga xhepi i qytetarëve.
Kjo nuk duhet të kalojë në heshtje