Tashmë gjithçka është zyrtare. UEFA ka hedhur poshtë zërat e krijimit të Superligës, e cila do të niste të aplikohej që nga viti 2027.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare qeveria europiane e futbollit ka theksuar se tashmë ata e kanë formulën e re të Champions League . Formulë e cila do të nisë të aplikohet sezonin e ardhshëm.
“UEFA nuk po punon për asnjë projekt të ri. Kundërshtimin tonë ndaj Superligës e kemi shprehur qartë dhe dokumentuar, ndaj zërat për një ide të re, janë krejtësisht të pabaza. Presim me padurim aplikimin e formatit të ri të kompeticioneve për klube, që do të nisë nga sezoni i ardhshëm”, thuhet në reagimin e UEFA-s.
/TV Arbëria