Rreziku këtë herë vije nga Republika Serbe në Bosnje e Hercegovinë.
Presidenti i këtij komuniteti Milorad Dodik i cili është edhe mik i ngushtë i Rusisë ka lëshuar një deklaratë që përmbante ftesë për të rinjtë serbë të BeH-së.
I menjëhershëm ishte reagimi i njeriut tjetër që është lojal ndaj Rusisë.
‘Bota serbe’ është zgjedhja e serbëve që nuk mund të mohohet, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë dhe senator i Republikës Srpska Aleksandar Vulin, duke theksuar se këtë e vërteton edhe deklarata e presidentit të Bosnjë e Hercegovinës nga entiteti i RS Milorad Dodik në shërbimin ushtarak në Serbi.
Vulin tha se deklarata e Dodikut se ata po kërkojnë një mënyrë për t’i bërë djemtë nga RS që t’i bashkohen shërbimit ushtarak në Serbi tregon se serbët janë bërë në mënyrë të pakthyeshme një komb i vetëm politik, njoftoi zyra e Vulin.
“Falë udhëheqësve të mëparshëm të dobët dhe të frikësuar, RS nuk ka ushtri, por populli serb ka ushtrinë e tij,” vuri në dukje Vulin.