Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kreu i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga VV rikandidon për edhe një mandat

Kreu i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga VV rikandidon për edhe një mandat

Erden Atiq, kryetari aktual i Mitrovicës së Veriut do të jetë kandidat i kësaj partie edhe për një tjetër mandat.

Partia përmes një komunikate ka thënë se Atiq ka dëshmuar se qeverisja mund të jetë transparente, e përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Sot riafirmojmë besimin dhe mbështetjen tonë për Erdenin me bindjen se rruga që kemi nisur është rruga e rikthimit dhe forcimit të sovranitetit tonë në çdo cep të vendit. Mitrovica e veriut është dhe do të mbetet pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës, kjo është përgjegjësia, kjo është detyra, kjo është e ardhmja që po ndërtojmë.”, thuhet në një njoftim.