Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kreu i LDK-së pret në takim ambasadorin italian – Flasin për zgjedhjet e tetorit

Kreu i LDK-së pret në takim ambasadorin italian – Flasin për zgjedhjet e tetorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Për këtë ka njoftuar faqja zyrtare e LDK-së.

‘‘Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen’’, thuhet mes tjerash në postim.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në këtë takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve. Kryetari Abdixhiku e informoi ambasadorin për tubimet e LDK-së nëpër komunat e Kosovës dhe entuziazmin e madh qytetar për zgjedhjet lokale që po afrohen.

U diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë, duke vënë theks të veçantë tek përkrahja e Italisë në proceset e rëndësishme shtetformuese të vendit tonë.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke e konsideruar këtë mbështetje si një shtyllë të rëndësishme të miqësisë dhe partneritetit mes dy vendeve.