Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kreu i KQZ-së: Kërkesa e PZAP-së për ta certifikuar Listën Serbe është obligative për ne

Kreu i KQZ-së: Kërkesa e PZAP-së për ta certifikuar Listën Serbe është obligative për ne

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka njoftuar se vendimi i PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe është obligativ. Kjo vjen pas refuzimit të ankesës së VV-së nga Gjykata Supreme.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se certifikimi bëhet pasi Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e LVV-së.

“Sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mos certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe, ka marrë vendim të cilin ka kërkuar të certifikojë listën e Listës Serbe. Ky vendim është apeluar dhe se Gjykata e Apelit ka hedhur ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, vendimi i PZAP-it është të certifikojë kandidatët”, tha ai.

Radoniqi shtoi tutje se vendimet e PZAP janë të obligueshme për KQZ-në, dhe se lista e tyre certifikohet.