Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, krerët shqiptarë janë ulur për kafe.
Në takimin vëllazëror shihen të jenë Presidentët Bajram Begaj e Vjosa Osmani, kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti, kryeparlamentarët Lindita Nikolla e Glauk Konjufca dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.
Të gjithë u panë të buzëqeshur nga ky takim relaksues./TV Arbëria