![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, dhe ish-kryediplomaten Vlora Çitaku kanë qëndruar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për t’u takuar me emisarin amerikan, Aleksander Kasanof.
Krasniqi ka shkruar se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në.
“Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj”, ka shkruar Krasniqi.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
“Zëvendësnihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja”, ka përfunduar Kransiqi.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)