Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KRENARI: Islam Selmani shpallet nënkampion bote – shkruan historinë e karatesë kosovare në Kajro

KRENARI: Islam Selmani shpallet nënkampion bote – shkruan historinë e karatesë kosovare në Kajro

Karateisti kosovar, Islam Selmani, ka shkruar historinë e sportit kosovar duke u shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro.

Në finalen e madhe, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një prej emrave më të mëdhenj të karatesë botërore. Pas një dueli tejet të fortë dhe dinamik, karateisti kosovar u rendit i dyti në botë, duke siguruar medaljen e argjendtë dhe duke vulosur një prej arritjeve më të mëdha në historinë e sportit në vend.

Vetëm një ditë më parë, Selmani kishte dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në gjysmëfinale, ku triumfoi bindshëm me rezultat 9:1 ndaj uzbekistanasit Mekhriddin Turakhonov.

Me këtë sukses, Islam Selmani bëhet karateisti i parë nga Kosova që fiton një medalje të argjendtë në kampionatin botëror, duke vendosur një standard të ri dhe duke i sjellë vendit një krenari të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.