Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krenar Xhaferi: Ky mandat ishte i humbur, Kosova nuk ia ka pa hajrin popullizmit politik

Krenar Xhaferi: Ky mandat ishte i humbur, Kosova nuk ia ka pa hajrin popullizmit politik

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, gjatë intervistës në emisionin “N’Pult”, ka folur hapur për mandatin e tij të kaluar, duke e cilësuar atë si pothuajse të humbur për shkak të, siç thotë ai, mendësisë populliste që ka mbizotëruar skenën politike gjatë pesë viteve të fundit.

Ne e fituam një mandat dhe ky mandat pothuajse ishte i humbur, një herë krejt kam dalur në foltore me fol, normalisht që me media e gazetarë kam qenë tërë kohën prezent, por një mandat si me thënë i humbur për arsye të një mendësie politike të cilën të gjithë po e përjetojmë, dhe shpesh po e them se këto 5 vite, Kosova nuk ia ka pa hajrin kësja mendësie, këtij popullizmi politik”, u shpreh Xhaferi.

Ai theksoi se skena politike ka nevojë të rikthehet tek realiteti dhe debatet për zhvillim.

Unë kujtoj që ne do të duhej që shumë shpejt të kthehemi në një realitet politik, ku ne do të flasim për projekte, për punë zhvillimore, jo për këtë mendësi që realisht ka mbizotëru në skenën politike”.

Xhaferi foli edhe për përvojën personale, duke përmendur nofkën që kishte në Prishtinë për shkak të angazhimit të tij në terren.

Të gjithë ata që më njohin, unë e kam pasë një nofkë në Prishtinë ‘Bullduxheri i Prishtinës’ apo njeriu i terenit, domethënë prej një dinamike të jashtëzakonshme, 500-600 thirrje në ditë, takime, 300 kontrata në ditje, e me dalë në një kuvend i cili është komplet pasiv, në një Kuvend i cili nuk ka asnjë angazhim ditor, për mua ka qenë shumë e vështirë”.

Ai shtoi se shpreson që zgjedhjet e ardhshme do ta rikthejnë fokusin e elektoratit te zhvillimi i vendit.

Shpresoj shumë që në këto zgjedhje do duhej që komplet elektorati, komplet popullata të fokusohej në një vizion të zhvillimit të vendit dhe unë kujtoj që pikërisht këto dy mostra të ishin ato mostrat që të cilat do të ballafaqoheshin, pra një mostër e cila vetëm bërtet, nuk ecë përpara dhe një mostër e cila ka një strategji zhvillimore për vendin, i ruan relacionet me miqt tanë, ruan relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bën një vend të frytshëm, një vend që në fokus ka punën dhe ecja përpara”.