Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kremlini thotë se është ‘i gatshëm për një dialog të barabartë’ pas kërcënimeve të Trump për sanksione

Kremlini thotë se është ‘i gatshëm për një dialog të barabartë’ pas kërcënimeve të Trump për sanksione

 

“Ne jemi duke pritur për sinjale që ende nuk kanë mbërritur”, tha zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov.

Ai shton se Rusia nuk sheh asgjë të re në kërcënimet e Donald Trump për të vendosur sanksione, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Atij i pëlqejnë këto metoda, të paktën i kanë pëlqyer gjatë presidencës së tij të parë”.

Përgjigjja vjen pas një komenti dje nga zëvendësambasadori rus në OKB Dmitry Polyanskiy, i cili thotë se Kremlini duhet të dijë se çfarë dëshiron Trump në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës përpara se të ndërmarrë ndonjë hap të mëtejshëm.

Rusia pushtoi dhe aneksoi një pjesë të Ukrainës, Krimenë, në vitin 2014. Më pas nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Ukrainës ka mirëpritur mesazhin “e fortë” të Donald Trump për Vladimir Putin, pasi presidenti amerikan kërcënoi Rusinë me më shumë taksa dhe sanksione nëse nuk i jep fund luftës së saj me Ukrainën.

“Ne i mirëpresim vërtet mesazhet kaq të forta nga Presidenti Trump”, tha Andriy Sybiha, duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Ne besojmë se (Trump) do të jetë fituesi”, shton ai, duke thënë se Ukraina shpreson se kjo do të sjellë “një dinamikë të re në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur një paqe afatgjatë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”.

Trump sot pritet të flasë në Forumin Ekonomik Botëror në orën 16:00 të kohës lokale.