Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha gjatë vizitës së tij në Kinë se Kievi është i gatshëm për bisedime me Rusinë me kusht që të respektohet plotësisht sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës, megjithëse, siç tha ai, Ukraina nuk sheh asnjë shenjë për një gjë të tillë.

Kremlini, ndërsa lë të kuptohet se është gati për bisedime sipas kushteve të veta, vë në pikëpyetje publikisht legjitimitetin e Zelenskyt për të sunduar, duke vënë në dukje se mandati i tij pesëvjeçar në detyrë përfundoi në maj dhe se ai duhet të mbajë zgjedhjet.

I pyetur sot nëse Rusia do të ishte e gatshme të zhvillonte bisedime me Ukrainën derisa Zelensky të jetë në pushtet, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve:

“Rusia në përgjithësi është e hapur ndaj një procesi negocimi. Por së pari duhet të kuptojmë se sa e gatshme është pala ukrainase për këtë dhe nëse pala ukrainase ka leje për këtë nga operatorët e saj”.

Moska e quan Zelenskyn një kukull të SHBA-së.