Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kremlini pretendon se SHBA po bën gjithçka për të zgjatur luftën në Ukrainë

Kremlini pretendon se SHBA po bën gjithçka për të zgjatur luftën në Ukrainë

Rusia akuzoi sot SHBA për zgjatjen e “luftës në Ukrainë” duke rritur dërgesat e armëve në Kiev përpara hyrjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“SHBA-ja, së shpejti do t’i sigurojë Ukrainës mina tokësore kundër për të forcuar mbrojtjen e saj kundër forcave ruse”, tha një zyrtar amerikan dje në mbrëmje, duke iu referuar furnizimeve të fundit ushtarake – të njoftuara nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden – pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale.

“Nëse shikoni tendencat e administratës amerikane në largim, ato janë plotësisht të përkushtuara për të vazhduar luftën në Ukrainë dhe po bëjnë gjithçka që munden për ta bërë këtë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Uashingtoni ka kërkuar angazhime nga Ukraina për të përdorur minat në territorin e vet dhe vetëm në zonat që nuk janë të populluara, në mënyrë që të ulë rrezikun që ato paraqesin për civilët.

Trump ka kritikuar vazhdimisht mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën duke pretenduar se ai mund të sigurojë një armëpushim brenda disa orësh.

Biden ka autorizuar gjithashtu Ukrainën që të përdorë raketat ATACMS me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja – për sulme në territorin rus.

Themes by WordPress