Pas më shumë se 10 orësh kërkime, nga Irani mbërriti informacioni se u gjet helikopteri me presidentin Ebrahim Raisi, por që nuk kishte të mbijetuar.
“Nuk është gjetur asnjë i mbijetuar”, thuhet në njoftimin e agjencive iraniane të lajmeve. Me Raisin në helikopter ishte ministri i Jashtëm i Iranit, si dhe zyrtarë të tjerë. Një njoftim zyrtar për vdekjen e tyre ende nuk është bërë.
Është konfirmuar se presidenti iranian, ministri i Punëve të Jashtme dhe disa persona të tjerë kanë humbur jetën në rrëzimin e helikopterit, njoftoi televizioni shtetëror.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka shpallur ditë zie për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter.
Sharif kohët e fundit priti Raisin dhe ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian kur ata vizituan Pakistanin dhe tha: “Ata ishin miq të mirë të Pakistanit”.
Grupi militant palestinez, Hamasi ka reaguar pas lajmit tw vdekjes sw presidentit iranian, Ebrahim Rais dhe ministrit të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.
Një deklaratë e publikuar në faqen zyrtare të Hamasit thotë se grupi ka “ndarë ndjenjat e trishtimit dhe dhimbjes me popullin vëlla iranian” dhe “solidaritetin tonë të plotë” me Iranin.
Deklarata e grupit përshkruan ata që humbën jetën në rrëzimin e helikopterit si “një grup prej udhëheqësve më të mirë iranianë që kishin një udhëtim të gjatë në rilindjen e Iranit”.
Ndryshe, operacionet e kërkim-shpëtimit të Presidentit Raisi ishin në lulëzim të plotë për mbi 10 orë.
Search and rescue operations are in full swing near Varzaqan region, East Azarbaijan Province, where the helicopter of Iranian President Ebrahim Raisi and his entourage crashed earlier on Sunday.
The operations have continued into the night.
However, they are being hampered… pic.twitter.com/tKP6w94q8B
— IRNA News Agency (@IrnaEnglish) May 19, 2024
Se gjithçka po çon në një fund tragjik u la të kuptohet kur kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane deklaroi se situata ishte shumë e vështirë.
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike Hossein Salami mbërriti në vendin e rrëzimit për të ndihmuar në udhëheqjen e përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit.
“Ne kemi një kushtetutë që qeveris vendin dhe nuk ka nevojë të shqetësohemi për ndonjë skenar që mund të ndodhë,” tha zyrtari i paidentifikuar.