Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Krasniqi: Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim

Krasniqi: Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje te qytetarët që jetojnë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, që të dalin të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që mbahen më 6-9 qershor.

Ai ka bërë thirrje të votohen partitë simotra të PDK-së, pasi PDK-ja është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Të dashur bashkëqytetarë që jetoni në shtete anëtare të Bashkimit Evropian,
Siç e dini, nga 6 deri më 9 qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

E kemi thënë disa herë se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme që do t’a përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e Bashkimit Evropian, por edhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

PDK është anëtare e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës – ALDE dhe duke e ditur që partitë anëtare të familjes sonë politike gjithmonë kanë qenë në përkrahje të plotë të lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës, unë ju ftoj që në këto zgjedhje t’i mbështesni partitë tona simotra masivisht me votën tuaj.

Dilni dhe votoni. Votoni për një Evropë të sigurt që i ofron Kosovës një perspektivë të qartë për integrim.

Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

Powered by WordPress