Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, bashkë me kryetarin e nëndegës në Samadrexh, Ekrem Merovcin me rastin e festës së Fitër Bajramit, kanë vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku.
Krasniqi ka ndarë fotografi nga vizita duke thënë se heroi, Afrim Bunjaku, ishte gjithmonë afër e i gatshëm për të qenë në shërbim të vendit.
“Do të jemi gjithmonë afër familjes së tij”, ka thënë ndër tjera deputetja.
Postimi i plotë:
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot bashke me kryetarin e nëndegë në Samadrexh Ekrem Merovcin vizitova familjen e policit tonë – heroit tonë, Afrim Bunjaku.
Do të jemi gjithmonë afër familjes së tij, sepse ai ishte gjithmonë afër e i gatshëm për të qenë në shërbim të vendit.
Pastaj, vizitën e radhës e bëra te familjet e veprimtarëve: Osman Rashica dhe Qazim Rekaliu, ku iu shpreha urimet më të mira e më të përzemërta për këtë festë.
Gëzuar festa e Fitër Bajramit!