Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krasniqi: Veprimtaria e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës u bë frymëzim për mijëra atdhetarë

Extra AL PVC

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në 41 vjetorin e vrasjes së heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ka theksuar se ata kanë vënë themelet e bashkërendimit të grupeve politike në një front të përbashkët në rrugën e përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri.

Krasniqi ka potencuar se veprimtaria e heroike e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, është bërë frymëzim për mijëra atdhetarë në brezat pasues.

“Ekzekutimi i tyre, 41 vite më parë nga dora e shërbimit sekret jugosllav në Untergrupenbach të Gjermanisë, ishte një ndër goditjet më të mëdha që iu dha organizimit politik dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës në botën perëndimore. Por, kjo ngjarje nuk arriti të shuante lëvizjen patriotike dhe motivin për çlirim. Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka ranë, por veprimtaria e tyre heroike u bë frymëzim për mijëra atdhetarë në brezat pasues. Lavdi e mirënjohje e përjetshme për këta kolosë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më 17 janar të vitit 1982, në një atentat janë vrarë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Ndonëse, kanë kaluar 41 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Ja përse kur plakeni është më vështirë t’ju marrë gjumi

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht...

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo në një postim në Facebook,...

Baton Haxhiu në Favorit sqaron letrat e tij: Brenda aktakuzës njeriu zgjedhet kryetar dhe klubet e votojnë në mënyrë të çuditshme

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ish-gjyqtari i futbollit u bë kryetemë me...

“Meshkujt pa faj, është rritur numri i femrave të pandershme”, Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë, reagimet e ashpra në studio: Po ti…

Deklarata e fortë që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër. Në studio po trajtohej...