Albert Krasniqi nga organizata Democracy Plus thotë se zgjedhja e Kryetarit dhe e pesë nënkryetarëve të Kuvendit është e paraparë në të njëjtin nen të Kushtetutës (neni 67.1)
“Këto dy akte nuk mund të ndahen mes vete, pasi vetëm me zgjedhjen e Kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve Kuvendi konsiderohet i konstituar.”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Krasniqit thirrja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pa qenë të zgjedhur të gjithë pesë nënkryetarët dhe pa qenë Kuvendi i konstituar, është e jashtëligjshme
“Çdo vendim i tillë është i cenuar në legjitimitet dhe asnjë prej tre nënkryetarëve të zgjedhur në mënyrë ligjore nuk duhet të marrin pjesë në këtë mbledhje.”, ka shkruar Krasniqi.