Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Thaçi e la pozitën e presidentit dhe iu përgjigj drejtësisë, Kurti po refuzon t`i përgjigjet drejtësisë

Krasniqi: Thaçi e la pozitën e presidentit dhe iu përgjigj drejtësisë, Kurti po refuzon t`i përgjigjet drejtësisë

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka lavdëruar sjelljen e Hashim Thaçit në raport me Gjykatën Speciale.

Ai  në Facebook ka thënë se Thaçi e la pozitën e presidentit për t`u përballur me drejtësinë.

Derisa ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili nuk po bashkëpunon me drejtësinë.

“Hashim Thaçi e la pozitën e presidentit të shtetit dhe iu përgjigj drejtësisë, ku ende po përballet si i akuzuar. Albin Kurti po refuzon t’i përgjigjet drejtësisë vetëm si dëshmitar (X)”, ka shkruar Krasniqi.