Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane dhe Aziatike në Departamentin e Shtetit.
Krasniqi tha se në këtë takim theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat tona euroatlantike dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar.
Po ashtu, deklaroi se temë diskutimi ishte edhe “domosdoshmëria e një marrëveshje përfundimtare”, mes Kosovës dhe Serbisë.
“Biseduam gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.