Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krasniqi takohet me Escobar, diskutojnë për dialogun

Krasniqi takohet me Escobar, diskutojnë për dialogun

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Krasniqi, ka treguar se temë e takimti ka qenë procesi i dialogut dhe nevoja e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. /TV Arbëria

Postimi i tij i plotë:

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, takova Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, që është edhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke.

Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm.

Themes by WordPress